EKSKLUZIVE
Giessen 46ers Official
Young përforcim i Bashkimit
26 January, 2014 @1:06
Skuadra e Bashkimit nga Prizreni, ka gjetur gjuhë të përbashkët me alo-qendrën amerikane, Rickey Young, ka konfirmuar menaxheri i klubit prizrenas, Arlind Kaçaniku.
Amerikani 205 centimetra i gjatë pritet që të arrijë nesër në Prizren, derisa do t’i bashkangjitet ekipit të tij të ri në stërvitje me trajnerin Edin Kërveshi.
Young 23 vjeçar është i njohur për opinionin kosovar, pasi që më parë ai ka qenë pjesë e Trepçës së Mitrovicës, në stinorin e kaluar, por ai nuk kishte luajtur asnjë ndeshje për mitrovicasit në Superligë, përveç që kishte udhëtuar me ekipin gjelbërezi në Turqi, ku Trepça kishte marrë pjesë në një turne si kampione aktuale e Kosovës.
Young i cili së fundi ka luajtur në Gjermani me skuadrën Giessen 46ers, ka pasur mesatare prej 5.8 pikësh për ndeshje, 5.2 kërcime dhe 0.7 bllokada në 18 ndeshjet e zhvilluara me ekipin gjerman.
Ai para Gjermanisë, ka pasur karrierë të bujshme në Mal të Zi me ekipet si Danilovgrad, Centar, Teodo dhe Ulqinin.
Nga grupi i basketbollistëve të huaj në dispozicion Bashkimi ka edhe playmakerin amerikan Darrell Lampley, e Rickey Young do të bëhet amerikani i dytë në radhët e prizrenasve.