MADISON SQUARE GARDEN

REUTERS
Nata e mjeshtrit, Carmelo
25 January, 2014 @10:47
Aloja e New York Knicks, Carmelo Anthony, ka shënuar rekord të ekipit të tij dhe të Madison Square Garden, duke shënuar 62 pikë në ndeshjen ndaj Charlotte Bobcatsave në fitoren 125-96.
Carmelo shënoi 23 nga 35 tentimet e tij, duke shtuar edhe gjashtë treshe, duke e thyer rekordin e klubit, të cilin e mbante Bernand King që nga viti 1984 me 60 pikë, si dhe të Madison Square Gardenit, ku Kobe Bryant kishte shënuar 61 pikë në shkurt të viti 2009.
Ai i shtoi edhe 13 kërcime 62 pikëve të tij, duke qenë plotësisht i pandalshëm në fitoren e radhës për ekipin e tij.
“Topi vinte gjithmonë tek unë. Nuk e dija se do ta kaloja një natë të tillë... Thjeshtë e pabesueshme,” ka thënë Carmelo Anthony pas ndeshjes.
Kjo ka qenë fitorja e 16-të e New Yorkut krahas 27 humbjeve, derisa Charlotte ka bilanc prej 19 fitoreve e 26 humbjeve.
Video
Performanca e Carmelo Anthonyt