Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 10 PLAYERS

Edwards i dyti në TOP 10

BOROZANI/Erdis Driza

Edwards i dyti në TOP 10


24 January, 2014 @10:54

Fundori 25 vjeçar i Pejës, Mario Edwards, ka arritur që të zë vendin e dytë në TOP 10 të basketbollistëve më të mirë të javës në kuadër të ligës ballkanike. 

Edwards, i cili ka qenë ndër më të dalluarit në fitoren e fundit të Pejës ndaj Kozuvit të Maqedonisë, ka hyrë për herë të parë në TOP 10 të ligës ballkanike dhe atë, që në ndeshjen e dytë të tij në kuadër të kësaj lige prej se arriti në Pejë. 

Përveç tij, vetëm edhe Kendrick Jones i Sigal Prishtinës ka arritur të futet në TOP 10 këtë javë nga basketbollistët e ekipeve kosovare. Jones i cili është basketbollist standard i TOP 10-shes së performuesve në Balkan League, ka arritur që të zë pozitën numër katër këtë javë, pas paraqitjes së tij ndaj liderit Kumanovo pardje. 

I pari në listë është qendra e Levski Sofjes, Nikolay Varbanov, i cili ka shkëlqyer në fitoren e ekipit të tij ndaj Craiovës këtë xhiro. Varbanov i pari ka pasur 26 pikë të shënuara krahas 6 kërcimeve, derisa Levski ka pikë të barabarta me Sigal Prishtinën në tabelë. 

Mario Edwards ka performuar me 21 pikë, 6 kërcime dhe 9 asistime, derisa Jones i Sigal Prishtinës ka shënuar 16 pikë, krahas 6 kërcimeve dhe 5 asistimeve. 



TOP 10 performuesit e javës në Balkan League:

1 Nikolay Varbanov Levski Sofia
2 Mario Edwards Peja
3 Gerald Robinson Galil Gilboa
4 Kendrick Jones Sigal Prishtina
5 Ivan Miskovic Kumanovo
6 James Tyler Craiova
7 Uros Lukovic Kumanovo
8 Kenny Boynton Galil Gilboa
9 DeShawn Sims Galil Gilboa
10 Igor Mijajlovic Kozuv *Burimi: Eurobasket

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League