EAST-WEST
Caktohen 5-shet për ALL STAR 14
24 January, 2014 @11:20
U caktuan yjet e All Starit, që pritet të shkëlqejnë me 16 shkurt, në New Orleans.
Më së shumti vota mori LeBron James (1’416’419), ku u përcjell nga Kevin Durant me (1,396,294).
Në këtë listë, gjendet edhe Kobe Bryant, i cili është i lënduar ende, por Black Mamba me votat e fituara arriti të kyçet në ndeshjen e më të mirëve, për herë të 16-të radhazi.
Ndërsa, Stephen Curry, Kevin Love, Paul George dhe Kyrie Irving, do të startojnë për herë të parë në pesëshen e All Starit.
Lindja:
1 | Kyrie Irving | Cleveland Cavaliers | ||
2 | Dwyane Wade | Miami Heat | ||
3 | Paul George | Indiana Pacers | ||
4 | Carmelo Anthony | New York Knicks | ||
5 | LeBron James | Miami Heat |
Perëndimi:
1 | Stephen Curry | Golden State Warriors | ||
2 | Kobe Bryant | Los Angeles Lakers | ||
3 | Kevin Durant | Oklahoma City Thunder | ||
4 | Kevin Love | Minnesota Timberwolves | ||
5 | Blake Griffin | Los Angeles Clippers |