Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA

Karagaçi pret fitore

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Karagaçi pret fitore


20 January, 2014 @23:31

Basketbollistët e Pejës me në krye teknikun kroat, Daniel Lutz, nesër mbrëma do të kenë rastin që për herë të parë me fitore të futen në TOP 6 të Balkan League. 

Forma e mirë në ndeshjet e fundit të Pejës në Balkan League ka filluar të vërehet, derisa basketbollistët duken të jenë në formë të mirë, pasi që miqësia po mbretëron te verdhezinjtë. 

Peja ka aktualisht 3 fitore krahas 5 humbjeve në ligën ballkanike, derisa maqedonasit kanë 4 fitore e 4 humbje deri më tani. 

Përndryshe, Kozuv ka qenë ekipi që ka zhvilluar ndeshjen e parë me Pejën në Balkan League, duke e mposhtur me vetëm 5 pikë epërsi në Gjevgjeli. Kështu, nesër mbrëma Peja ka rastin ideal që të barazojë bilancin me maqedonasit dhe t’ua kthejë borxhin. 

Gerti Shima, që po dallohet me formën e tij të mirë, krahas Fred House, priten të jenë armët kryesore të Lutzit, derisa Samir Shaptahovic besohet të jetë i gatshëm pas një lëndimi të lehtë për ndeshjen e nesërme. 

Nëse krahasohet me ndeshjen e zhvilluar atje, Peja që nga atëherë ka larguar Vedran Morovicin, Mirza Ahmedbasicin dhe Endrit Hysenagollin nga ekipi, derisa ka afruar Mario Edwardsin. 

Karagaçi, nesër duhet t’i ‘shurdhojë’ mysafirët me përkrahje ndaj ekipit të tyre, ashtu që të mos ketë dilema për fituesin si dhe të ngrihet edhe një hap i madh drejt Play-Offit të Balkan League.

Ja si kaloi ndeshja e parë në Gjevgjeli.

Tabela aktuale para ndeshjeve të radhës.



BALKAN LEAGUE:

e martë, 21 janar, 19:00 Karagaç, Pejë Peja-Kozuv

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League