Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KEVIN DURANT

Vazhdon Durantula show

REUTERS

Vazhdon Durantula show


20 January, 2014 @11:17

Kevin Durant, me performancën e tij fenomenale, po u shkakton probleme kundërshtarëve.

Forma e Durantit, po i sjell fitore Oklahomës, të cilët kanë një mungesë tepër të rëndësishme si Russell Westbrook.

Megjithatë, Oklahoma e mposhti Sacramenton me rezultat 108-93. 

Kevin Durant shkëlqeu me 30 pikë, 9 asistime e 6 kërcime, gjithashtu kjo ishte ndeshja e shtatë me radhë i cili Durantula, është duke shënuar 30 e më shumë pikë në ndeshje.

Në anën tjetër, mundi i Isaiah Thomas i shkoi huq. Thomas shënoi 38 pikë, por nuk mjaftuan për fitoren e mbretërve.

Kjo ishte fitorja e 31-të e Oklahomës, të cilët kanë 10 humbje, dhe gjenden në pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore.


Video

Performanca e Kevin Durantit



 
Të gjitha lajmet nga NBA