KAMPIONI
Miami lehtë ndaj Philadelphias
18 January, 2014 @13:22
Miami Heat në saje të dyshes që shkëlqeu, Chris Bosh dhe Lebron James, ka arritur që të shënojë fitore të rëndësishme ndaj Philadelphia 76ers sot.
Ylli amerikan James ishin shumë afër të triple-double, derisa Miami mposhti si mysafir 101-86 Philadelphian.
James përfundoi ndeshjen me 21 pikë të shënuara, 10 asistime dhe 8 kërcime në lojën ku basketbollistët tjetrë të Miamit ia jepnin topin atij për të cilin rrugët e Philadelphias nuk kishin zgjidhje.
Për Miamin edhe Shane Battier dhe Norris Cole shënuan nga 13 pikë secili, derisa Mario Chalmers shtoi 10 të tjera.
Miami Heat është aktualisht ekipi i dytë më i mirë i Konferencës Lindore me bilanc 28-11, derisa Philadelphia 76ers e treta prej fundit me bilanc 13-26.