Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 16/GRUPI E

Barça e mposht kampionin

Barça e mposht kampionin


16 January, 2014 @22:51

Kampioni aktual i Euroleagues, Olympiacos, u mposht nga Barcelona me rezultat 72-81.

Gjiganti grek, çerekut të parë ia nisi shumë mirë, por në çerekun e dytë, me ngritjen e nivelit të agresivitetit në mbrojtje, nga të dyja skuadrat, është zvogëluar përqindja e saktësisë në sulme.

Megjithatë, në pjesën e dytë, skuadra spanjolle, arriti të dominojë më shumë, ku dhe e përfunduan çerekun e tretë me rezultat 55-48.

Kurse në dhjetë minutëshin e fundit, me ndihmën e Juan Carlos Navarros dhe të Brad Olesonit, Barcelona e përfundoi ndeshjen me rezultat 81-72.

Juan Carlos Navarro, shkëlqeu me 21 pikë, ndërsa fundori amerikan Oleson i shtoi 14 të tjera, ndërsa në anën tjetër, 17 pikët e Vassilis Spanoulisit dhe Georgios Printezisit, nuk mjaftuan për ta ndalur humbjen e dytë e kampionit aktual në këtë stinor.

Barça, e regjistroi fitoren e tretë në TOP 16, të cilët nuk kanë asnjë humbje, ndërsa Olympiacosi, ka bilanc prej 2 humbjeve dhe vetëm një fitore në Grupin E. Kjo ka qenë humbja e dytë me radhë e kampionit aktual të Euroleague, pas asaj katastrofale ndaj Emporio Armani Milanit në xhiron e kaluar. 


Video

Olympiacos-Barcelona




REZULTATET:

Olypiacos Barcelona 72-81
Galatasaray Lokomotiv 62-63
Zalgiris Maccabi 78-87
Real Madrid Bayern Munich 111-87

 
Të gjitha lajmet nga Euroleague