PRIZRENASI
Morina, përforcim i Besës
16 January, 2014 @9:29
Besa e Pejës është përforcuar me basketbollistin prizrenas të Bashkimit, Altin Morina.
Kështu ka bërë të ditur vetë kryetari i klubit pejan, Arbër Elshani, për Borozani.com derisa këtë gjë Besa e ka paraqitur edhe në llogarinë e klubit në Facebook.
Morina i cili nuk kishte hapësirë të duhur në Bashkim ka dalë të jetë i kënaqur me ofertën e Besës, derisa puna me trajnerin e mirënjohur Boris Kurtovic do të jetë edhe një përvojë e madhe për atë.
Me këtë transferim ku Morina fiton kontratë tre vjeçare me klubin pejan që po debuton këtë stinor në Superligë, Besa edhe njëherë ka treguar se është ajka e talentëve dhe me disa përforcime të vogla të huaja - po i bën ballë pjesës më të madhe të Superligës.
Altini 18 vjeçar është pëlqyer nga vetë trajneri kroat Kurtovic, pasi që gjatë stinorit në po atë minutazhën e vogël që e kishte te Bashkimi, ka arritur t’i hyjë në sy Kurtovicit.