PEJA
Fitore e madhe
14 January, 2014 @21:06
Peja ka shënuar fitore të madhe sonte. Verdhezinjtë kanë mposhtur rivalin direkt të tyre për një vend në Play-Off, Balkan Botevgrad, me një lojë të pëlqyeshme gjatë tre cerekëve të parë, derisa në të fundit rrëshqitën pak, por në fund me intervenimet e Daniel Lutzit - fitorja erdhi.
Gerti Shima ka qenë koshashënuesi kryesor i ekipit pejan me 19 pikë të shënuara derisa në fitore kontribuoi edhe Samir Shaptahovic me 18 e Fred House me 16 pikë.
Samiri bile ishte shumë afër double-doubleit pasi që shumë ishte afër asistimit të dhjetë të tij, krahas pikëve të shënuara.
Bullgarët përkundër se provuan me snajperët e tyre në fund të merrnin lojën, këtë nuk e arritën.
Ivan Lilov me 16 pikë ishte në efikasi te ekipi bullgar, derisa u dallua edhe Marinov e Dahlman me 11 të shënuara.
Kjo është fitorja e tretë e Pejës në kuadër të Balkan League dhe me këtë fitore ekipi i Danijel Lutz ka bërë hap të madh për në Play-Off.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore :
Peja | Balkan Botevgrad | ||
Çereku i parë | 22 | 13 | |
Çereku i dytë | 26 | 22 | |
Çereku i tretë | 19 | 21 | |
Çereku i katërt | 12 | 11 | |
Kërcime | 30 | 29 | |
Asistime | 18 | 17 | |
Bllokada | 4 | 1 | |
Topa të vjedhur | 11 | 7 | |
Topa të humbur | 18 | 20 | |
Tentime për tre pikë | 7/21 | 10/27 | |
Tentime për dy pikë | 23/39 | 13/28 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 12/15 | 11/17 |
Statistikat individuale te Peja:
1 | Gerti Shima | 19 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
2 | Samir Shaptahovic | 18 pikë | 9 asistime | 3 kërcime |
3 | Frederick House | 16 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
4 | Teo Simovic | 12 pikë | 6 kërcime | 2 topa të vjedhura |
5 | Drilon Hajrizi | 7 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
6 | Mario Edwards | 5 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
7 | Ersid Ljuca | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Balkani:
1 | Ivan Lilov | 16 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
2 | Noah James Dahlman | 11 pikë | 8 kërcime | 4 asistime |
3 | Stanimir Marinov | 11 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
4 | Martin Marinov | 8 pikë | 2 asistime | 1 top të vjedhur |
5 | Pavel Marinov | 7 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
6 | Peter Sedmak | 6 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
7 | Aleksandar Gruev | 5 pikë | 2 kërcime | 1 top të vjedhur |
8 | Logan Patrick Stutz | 3 pikë | 4 kërcime | 2 topa të vjedhura |