NYK
Vazhdon ngritja e Knicksit
14 January, 2014 @11:27
Pas startit katastrofal të New Yorkut, djelmoshat e trajnerit Mike Woodson, ia nisën të radhisin fitoret.
Fitoren e pestë me radhë, Knicksi e regjistroi kundër Phoenix Sunsit, duke e mposhtur kundërshtarin në vazhdime me rezultat 98-96.
Carmelo Anthony shkëlqeu me 29 pikë, 16 kërcime e 4 asistime, ku ishte më i miri tek skuadra e New Yorkut, ndërsa në anën tjetër, slloveni Goran Dragic luajti me 28 pikë e 8 kërcime, por nuk mjaftuan për Phoenixin.
Knicks me këtë fitore u vendos në vendin e tetë të Konferencës Lindore, të cilët kanë bilanc prej 15 fitoreve e 22 humbjeve, gjithashtu edhe Sunsi gjendet po në të njejtin pozitë në Konferencën Perëndimore, me 21 fitore e 16 humbje.
Video
Performanca e Carmelo Anthony