NDESHJA E NOFKAVE
Brooklyn fiton pas dy vazhdimeve
11 January, 2014 @12:52
Ndeshja speciale, ku lojtarët dolën të shkruar në fanellë me nofka, e cila shkoi dy herë në vazhdime, përfundoi me fitoren e Brooklyn Netsit.
Skuadra e dytë e New Yorkut, Nets, e mposhti kampionin aktual Miami Heat, me rezultat 104-95.
Joe Johnson me 32 dhe Paul Pierce me 23 pikë, luajtën rol të rëndësishëm, në fitoren e vendasve. Ndërsa në anën tjetër, King Jamesi, ishte shumë i disponuar për ndeshje, i cili shkëlqeu me 36 pikë, 7 kërcime e 6 asistime, që nuk mjaftuan për fitoren e kampionit.
Skuadra e Jason Kiddit, e regjistroi fitoren e pestë me radhë dhe të 15 në përgjithësi, kurse Miami Heat, brenda dy ditëve, pësoi dy herë, nga skuadrat e New Yorkut, por, megjithatë gjenden në pozitën e dytë në Konferencën Lindore.
Video
Nofkat Brooklyn-Miami