GRUPI F/ TOP 16
Real Madrid, i pamposhtshëm
10 January, 2014 @23:33
Nënkampioni aktual europian në basketboll, Real Madrid, ka mbetur ekipi i vetëm pa humbje këtë stinor në Euroleague.
Ata kanë mposhtur Galatasarayin sonte në Madrid me vetëm 5 pikë epërsi, në ndeshjen ku u dallua Zoran Erceg për mysafirët nga Stambolli.
Erceg me 24 pikët e tija ishte gati të shkaktojë befasinë, por madrilenët arritën që me mbrojtje të mirë dhe lojë ekipore në sulm të shënojnë fitoren e radhës në Grupin F të TOP 16.
Te Real Madridi 6 lojtarë arritën që të shënojnë pikë dyshifrore, ku Jaycee Carroll shënoi 15, pastaj Slaughter, Sergio Rodriguez dhe Felipe Reyes shënuan nga 14 pikë tjera në fitore.
Te turqit, përveç Ercegut, u dallua edhe Cenk Akyol i cili shënoi 16 pikë në humbjen e dytë të ekipit turk në TOP 16.
Galatasaray me pikët e Akyolit ka arritur që të ulë epërsinë në katër pikë 80-76, tre minuta para përfundimit të takimit, por në fund vendasit arritën që të dalin fitues me 5 pikë epërsi.
Derisa në Grupin E, Panathinaikos dhe Barcelona janë të vetmet ekipe që pas dy xhirove kanë nga dy fitore, në Grupin F, situata është tjetër. Bayern, CSKA, Real Madrid dhe Maccabi kanë nga dy fitore në dy duelet e para të tyre.
REZULTATET, Euroleague TOP 16 - Xhiro II:
Fenerbahçe - Barcelona | 73-76 | Maccabi Electra - Lok. Kuban | 85-75 |
EA Milan - Olympicaos | 81-51 | Bayern - Partizan | 71-65 |
Efes Anadolu - Unicaja Malaga | 72-74 | CSKA M. - Zalgiris | 77-62 |
Laboral Kutxa - Panathinaikos | 64-72 | Real Madrid - Galatasaray | 89-84 |
GRUPI E, Tabela aktuale:
1 | Panathinaikos | 2-0 | ||
2 | Barcelona | 2-0 | ||
3 | EA Milan | 1-1 | ||
4 | Laboral Kutxa | 1-1 | ||
5 | Unicaja Malaga | 1-1 | ||
6 | Olympiacos | 1-1 | ||
7 | Fenerbahçe | 0-2 | ||
8 | Efes Anadolu | 0-2 |
GRUPI F, Tabela aktuale:
1 | Bayern Munchen | 2-0 | ||
2 | CSKA Moska | 2-0 | ||
3 | Real Madrid | 2-0 | ||
4 | Maccabi Electra | 2-0 | ||
5 | Galatasaray | 0-2 | ||
6 | Lokomotiv Kuban | 0-2 | ||
7 | Partizan | 0-2 | ||
8 | Zalgiris | 0-2 |