Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 16/ GRUPI E

Humbja e parë dhe poshtëruese e kampionit

REUTERS

Humbja e parë dhe poshtëruese e kampionit


9 January, 2014 @22:56

Ekipi i Lucha Banchit, Emporio Armani Milan, ka arritur të bëjë befasinë e ditës dhe ndoshta të stinorit në Euroleague deri më sot. 

Milanezët kanë mposhtur kampionin aktual të Euroleague, Olympiacos dhe atë me rezultat të thellë, 81-51. 

Mbrojtja e shkëlqyeshme e bërë në çerekun e tretë dhe ndalja e MVP-së së Europës, Vassilis Spanoulis, kanë qenë lëvizjet  kryesore që kanë sjellur fitoren e parë të EA7 në TOP 16. 

Për më tepër, në çerekun e fundit, trajneri i Olympiacosit, Georgios Bartzokas, e nxorri nga loja Spanoulisin duke qartësuar se milanezët sonte do t’ia shkaktonin humbjen e parë të stinorit 2013/14 Olympiacosit në Europë. 

Keith Langford me 29 pikë ka qenë lojtari më efikaz i EA Milanit, derisa u përcollë edhe nga Daniel Hacket e Curtis Jerrells me 17, përkatësisht 13 pikë. 

Te Olympiacos, që përjetoi humbjen e parë të stinorit vetëm Georgios Printezis ka arritur që të shënojë pikë dyshifrore. Ai shënoi 12 pikë në total gjatë gjithë ndeshjes. 

Grekët përkundër se ia nisën mirë ndeshjes duke e përfunduar çerekun e parë me 5 pikë epërsi, 21-16, nuk arritën t’i bënin ballë italianëve në tre çerekët e ardhshëm të cilat i humbën thellë, që ndikoi edhe në rezultatin përfundimtar. 

Olympiacos në çerekun e tretë arriti të shënojë vetëm 8 pikë, karshi 24 pikëve të shënuar nga ekipi italian! 

Me humbjen e sontme të Olympiacosit, Real Madrid, mbetet ekipi i vetëm që ende s’ka pësuar këtë stinor në Euroleague. 


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague