ANDREW BYNUM
Bulls heq dorë nga Bynum
8 January, 2014 @0:23
Chicago Bulls, i cili e bëri shkëmbimin në mes të Luol Dengut dhe Andrew Bynum, ky i fundit është lëshuar menjëherë nga skuadra.
Me këtë lëvizje, “demat”, janë liruar që të paguajnë një shumë prej 6.3 milionë dollarësh dhe të zbresin nën nivelin e tatimeve luksoze.
Menaxheri i Chicagos, Gar Forman, në lidhje me këtë veprim tha: Këtë veprim e bëmë, për ta përforcuar skuadrën në vitet e ardhshme dhe për ta formuar një skuadër që mund të luftojë për titull”.
Andrew Bynum tani është lojtar i lirë, Miami Heat dhe Los Angeles Lakers kanë shprehur interesim për të.