SUPERLIGA
Superliga rifillon në mes të shkurtit
7 January, 2014 @19:08
Emocionet në ETC Superligën e Kosovës në basketboll do të rikthehen më 15/16 shkurt.
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim që me datat 15/16 shkurt të jipet starti i gjysmëstinorit të mbetur të Superligës dhe të Ligës së Parë të meshkujve.
Në Superligë ndeshja kryesore e xhiros së parë të stinorit vjeshtor do të jetë ndërmjet Bashkimit dhe Pejës në Prizren, megjithëse në dy ndeshjet e para ndërmjet këtyre dy skuadrave, verdhezinjtë ishin shumë më superiorë.
Këta të fundit edhe janë liderë të Superligës, duke pasur koshdallim më të mirë se Sigal Prishtina e cila gjendet në pozitën e dytë me pikë të njëjta sikurse Peja.
Çiftet e xhiros së parë të stinorit pranveror në ETC Superligë
1 | Bashkimi | Peja | ||
2 | Kastrioti | Trepça | ||
3 | Sigal Prishtina | Drita | ||
4 | Besa | RTV 21 |
Çiftet e xhiros së parë të stinorit pranveror në Ligën e Parë
1 | Vëllaznimi | Sfera | ||
2 | Llapi | Fushë Kosova | ||
3 | New Born | Kaçaniku | ||
4 | Ylli | Malisheva | ||
5 | Kosova | Lipjani |