PREJ MITROVICE
Brown në Islandë
3 January, 2014 @17:36
Amerikani Joshua Brown që erdhi në mes të gjysmëstinorit vjeshtor te Trepça e Mitrovicës, ka arritur marrëveshje me klubin islandez KFI Isafjordur.
Brown, që ka qenë njëri ndër basketbollistët më të dalluar të ekipit të Israel Martinit në pjesën përfundimtare të vjeshtës, ka pasur mesatare prej 18.5 pikëve për ndeshje si dhe 3.2 asistimeve për ndeshje, derisa vishte fanellën e gjelbër të ‘xehetarëve’.
Trepça ka përfunduar gjysmëstinorin vjeshtor në vend të tretë të Superligës, me pikë të njejta sikurse Bashkimi i Prizrenit.