TAY WALLER
I duam të tre trofetë
3 January, 2014 @17:20
Fundori amerikan i Sigal Prishtinës, Tay Waller, i cili njihet si snajperist i ekipit prishtinas kërkon që të triumfojë në të trija frontet ku garon ekipi i tij këtë stinor.
Ai këtë dëshirë të veten e ka bërë të ditur në llogarinë e tij personale në Facebook, ku pas kohës së kaluar me familje e miq, ai ka thënë se është koha për t’iu rrekur punës.
“Mund t’i fitojmë tre tituj këtë stinor… Dëshirojmë t’i marrim të gjitha,” ka shkruar ndër të tjera Waller 25 vjeçar.
Sigal Prishtina brenda këtyre ditëve nis stërvitjet e rregullta, derisa me 15 janar e pret mysafirllëku i vështirë në Sofje ndaj Levskit, nënkampionit të Balkan League.