TOP 16
Navarro i tepërt për Efesin
2 January, 2014 @23:09
Barcelona me performancën fenomenale të super yllit, Juan Carlos Navarro, arriti fitoren e parë në TOP 16 të Euroleagues, kundër Anadolu Efesit.
Skuadra turke, nuk kishte fuqi që të luftonte me blaugranat, ngase ende nuk janë të stabilizuar me trajnerin e ri Evangelos Angelou, i cili erdhi në krye të skuadrës pas shkarkimit të Oktay Mahmutit.
Ndeshja përfundoi me rezultat 84-65, ku spanjolli Juan Carlos Navarro luajti me 21 pikë, 4 kërcime e 3 asistime, ndërsa në anën tjetër te Efesi u dallua Semih Erden me 15 sosh.
Barcelona ndeshjen e radhës do të luajë përsëri me një ekip turk, me Fenerbahçen e Kenan Sipahiut.
EUROLEAGUE, Rezultatet:
Barcelona | Anadolu Efes | 84-65 | |
Partizan | Real Madrid | 64-80 | |
Unicaja Malaga | Laboral | 79-93 | |
Galatasaray | Maccabi | 84-90 | |
Panathinaikos | Emporio Armani | 73-57 |