SIGAL PRISHTINA
E rëndësishme për kreun
15 January, 2014 @12:34
Sigal Prishtina pas stërvitjeve të fundit është koncentruar për takimin ndaj nënkampionit të BIBL, Levski Sofia.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ndeshet me skuadrën nga kryeqyteti i Bullgarisë në një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante për shkak të formës së mirë të të dyja skuadrave.
Kjo është tek ndeshja e katërt e Levskit në Sofje, pasi që deri më tani shumicën e ndeshjeve i ka zhvilluar si mysafir, ku ndërmjet tjerash ka arritur të mposht edhe kampionin Galil Gilboa në Izrael.
Mirëpo, Sigal Prishtina e kompletuar si ekip dëshiron të jetë arrë e fortë për bullgarët dhe të mos lejojë afrimin e tyre në krye të tabelës. Një fitore e bardhekaltërve sot do të ishte jetike për ngritje në tabelë, derisa humbja do t’i barazonte me shumë ekipe tjera dhe do të ndikonte jo mirë në bilanc të skuadrës.
Aktualisht Sigal Prishtina ka 5 fitore dhe 2 humbje dhe me 12 pikë të tubuara para ndeshjes gjendet në pozitën e katërt të tabelës së ligës ballkanike.
Në anën tjetër, Levski, me 11 pikë të mbledhura prej 4 fitoreve dhe 3 humbjeve do të arrinte bilancin e prishtinasve me fitore.
Sidoqoftë, ndeshja e sotme që nis pasdite në Sofje pritet të ngjallë interesim të madh jo vetëm në vendin tonë, por edhe te pjesëmarrësit tjerë të kësaj lige, pasi që parashihet një luftë e pashoqe deri në fishkëllimën e fundit të referit.
Deri më tani Sigal Prishtina ka treguar forcën e saj në ligën ballkanike, duke qenë njëra ndër dy skuadrat me më së paku humbje në kuadër të Balkan League.
Rezultatet e deritashme dhe tabela aktuale.
BALKAN LEAGUE, Sonte:
16:30 Universiada, Sofje | Levski Sofia - Sigal Prishtina | Gjyqtarë: Ademir Zurapovic, Georgios Poursanidis dhe Nikolaos Somos; |