TELEBOYS
Përfundon seriali!
16 January, 2014 @9:05
Telashet financiare si duket kanë shtyrë që drejtuesit e klubit të RTV 21 të largohen nga klubi.
Me këtë, kryetari i deritashëm Leart Kelmendi i ka dhënë restrikcione financiare ekipit basketbollistik të RTV 21.
Teleboysat do të vazhdojnë garat por me basketbollistë të rinj, derisa lojtarët aktual pritet të plotësojnë skuadrat tjera të Superligës.
Drejtori sportiv i dorëhequr muaj më parë, Leart Hoxha, i është rikthyer klubit dhe do ta udhëheq atë deri në fund të stinorit, derisa trajner do të jetë Dritëro Sefaja, ish trajneri i Kolegjit Univers.
RTV 21 që u themelua si klub tre vite më parë ka arritur që nga Liga e Parë të kalojë menjëherë në Superligë. Në stinorin e parë aty, 2012/13 ata arritën Play-Offin, derisa këtë stinor dështuan me rezultate në pjesën e parë të stinorit. Drejtuesit e Teleboysave që prej ardhjes në Superligë janë skuadra që ka ndërruar një numër të madh të basketbollistëve të huaj dhe atë të kushtueshëm.