SIGAL PRISHTINA
Zhgënjyen në fund
15 January, 2014 @18:36
Basketbollistët e Sigal Prishtinës kanë zhgënjyer adhuruesit e tyre dhe më gjërë sonte, me humbjen e tretë të regjistruar në kuadër të Balkan League.
Përkundër se kishin më shumë se loja në çerekun e tretë kur kishin gjithçka në kontrollë, të cilën e vazhduan edhe në fillim të çerekut të katërt - ata në fund pësuan pas vazhdimeve ndaj Levskit në Sofje.
Njëri ndër basketbollistët më të dalluar statistikisht në ndeshje, Kendrick Jones, zhgënjeu me gabime të shumta në fund, derisa vazhdimet prej 5 minutave nuk sollën risi fare dhe vetëm u prit përfundimtarja e ndeshjes.
Levski ia nisi shumë mirë ndeshjes. Ekipi nga kryeqyteti bullgar ka arritur që të merr epërsinë fillestare në ndeshje duke e përfunduar atë me 7 pikë epërsi, 24-17.
Çereku i dytë ishte tërësisht i barabartë derisa Sigal Prishtina e përfundoi atë me një epërsi të lehtë, për të shkatërruar Levskin në çerekun e tretë.
Por ajo çka u bë në çerekun e tretë u shua në të katërtin, kur bullgarët morrën në kontroll lojën dhe këtë në saje të gabimeve të lojtarëve prishtinas për të shkuar në vazhdime. Rezultati ishte 77-77, para se të shkohej në vazhdime, kur Kendrick Jones dështoi të shënonte në sekondat e fundit të ndeshjes nga afërsia.
Më efikas te Sigal Prishtina ishte Kendrick Jones, të cilit si duket në fund i përfundoi energjia. Ai shënoi 23 pikë krahas 5 asistimeve, derisa Dardan Berisha me 19 dhe Tay Waller me 17 pikë ishin të vetmit që kaluan vijën e pikëve dyshifrore në ndeshje te prishtinasit.
Në anën tjetër, te ekipi fitues, Pavel Ivanov me 20 pikë, Hristo Zahariev me 16 dhe Lionel Chalmers me 15 pikë ishin më efikasit në ndeshje.
Me këtë humbje Sigal Prishtina dhe Levski Sofia barazohen sa i përket bilancit në ligë ballkanike. Me pikë të njejta dy skuadrat e sotme mbajnë vendin e dytë dhe të tretë të tabelës, para ndeshjeve të radhës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore:
Levski Sofia | Sigal Prishtina | ||
Çereku i parë | 24 | 17 | |
Çereku i dytë | 19 | 22 | |
Çereku i tretë | 10 | 23 | |
Çereku i katërt | 24 | 15 | |
Çereku i pestë | 14 | 10 | |
Kërcime | 43 | 38 | |
Asistime | 16 | 18 | |
Bllokada | 3 | 2 | |
Topa të vjedhur | 9 | 6 | |
Topa të humbur | 15 | 13 | |
Tentime për tre pikë | 9/31 | 8/24 | |
Tentime për dy pikë | 21/35 | 26/54 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 22/28 | 11/14 |
Statistikat individuale te Levski Sofia:
1 | Pavel Ivanov | 20 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
2 | Hristo Zahariev | 16 pikë | 5 kërcime | 3 topa të vjedhura |
3 | Lionel Devanna Chalmers II | 15 pikë | 5 asistime | 2 kërcime |
4 | Jumaine Lanar Jones | 13 pikë | 9 kërcime | 4 asistime |
5 | Nikolay Varbanov | 10 pikë | 11 kërcime | 2 bllokada |
6 | Djordje Micic | 9 pikë | 7 kërcime | 4 asistime |
7 | Stefan Georgiev | 8 pikë | 3 kërcime |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina:
1 | Kendrick Jones | 23 pikë | 5 asistime | 2 kërcime |
2 | Dardan Berisha | 19 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
3 | Tay Waller | 17 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
4 | K'Zell Wesson | 9 pikë | 10 kërcime | 3 asistime |
5 | Alban Veseli | 6 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
6 | Blerim Mazreku | 6 pikë | 6 kërcime | |
7 | Edmond Azemi | 5 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
8 | Aurimas Kieza | 2 pikë | 9 kërcime | 1 top të vjedhur |