DERBI GREK
Derbi i takoi Panathinaikosit
20 January, 2014 @22:01
Në përballjen e dy gjigantëve të basketbollit grek dhe europian, Panathinaikos dhe Olympiacos, fitues doli Pana me rezultat 58-48.
Ndeshja ishte e barabartë deri në çerekun e fundit, kur skuadra vendase me mbrojtje të fortë arriti ta bëj dallimin.
Tek Panathinaikos, dirigjenti Dimitris Diamantidis, luajti me 10 pikë, 5 asistime, 4 kërcime e 3 topa të vjedhura, por edhe James Gist, i shtoi 10 pikë e 6 kërcime dhe luajti rol të rëndësishëm në fitoren e vendasve.
Pana, vazhdoi të qëndrojë në krye të tabelës me 13 fitore e vetëm një humbje, pikërisht nga Olympiacosi, ndërsa skuadra kuqebardhë e regjistroi humbjen e dytë, pranë 12 fitoreve.