Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIGAL PRISHTINA

Beteja e parë në palestrën e renovuar

KBPrishtinaOfficial/Facebook

Beteja e parë në palestrën e renovuar


22 January, 2014 @9:43

Sigal Prishtina sonte pret Kumanovën në kuadër të xhiros së dhjetë të Balkan League. Pas humbjes së fundit në Sofje ndaj Levskit, Prishtina i kthehet Pallatit të Rinisë dhe Sporteve dhe kërkon fitoren e gjashtë në kuadër të kësaj lige. 

Sipas informatave të deritashme, nuk ka ndonjë mungesë te ekipi i Ceyhun Cabadak, derisa kumanovarët janë në formë të mirë dhe mbajnë epitetin e liderit të ligës me bilanc 6 fitore e 3 humbje para ndeshjes së sontme. 

Sigal Prishtina është ndeshur me Kumanovën në xhiron e parë të Balkan League dhe e pat mposhtur si mysafir, andaj ekipi bardhekaltër pret edhe një fitore sonte. 

Letra kryesore e kumanovarëve është serbi Vukasin Mandic, i cili është koshashënuesi me mesatare në ligën e parë maqedone, por edhe në Balkan League. Mandic ka 20.6 pikë për ndeshje në ligën elite maqedone të basketbollit, derisa 18.9 pikë për ndeshje në atë ballkanike. 

Me fitore të mundshme, prishtinasit do të mund të kalonin në vendin e tretë të tabelës pas kësaj xhiroje që do të ishte një hap i madh drejt sigurimit të dy pozitave të para, që të lirojnë nga çerekfinalet e Play-Offit. 

Sigal Prishtina aktualisht gjindet në pozitën e pestë me bilanc 5 fitore dhe 3 humbje, derisa humbja e vetme si vendas ka ardhur nga Craiova rumune. 

Mirëpo, sot Prishtina do të ketë një motiv shtesë përveç tjerave për të shënuar fitore. Ndeshja e parë në palestrën e renovuar. 

Ja si kaloi takimi i parë.

Rezultatet dhe tabela aktuale.



BALKAN LEAGUE, Sonte:

17:30 Pallati i Rinisë - Prishtinë Sigal Prishtina - Kumanovo Gjyqtarë: Ognjen Jokic, Ivan Milicevic dhe Ventsislav Velikov;

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League