212 CENTIMETRA

BOROZANI/Erdis Driza
Zenelaj te Sigal Prishtina
26 January, 2014 @0:28
Basketbollisti më i gjatë i Superligës së Kosovës në basketboll, Urim Zenelaj, ka arritur marrëveshje me kampionin e shumëfishtë të Kosovës Sigal Prishtinën.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, Florian Miftari, i cili në një prononcim për Koha.net ka konfirmuar transferimin e suharekasit te ekipi nga kryeqyteti.
Zenelaj 212 centimetra i gjatë është njëri ndër qendrat e rralla kosovare dhe pas telasheve financiare të RTV 21, ka gjetur angazhman te skuadra tjetër nga Prishtina.
Sigal Prishtina është duke kaluar një stinor mjaft të mirë si në Superligë, ashtu edhe në vitin e debutimit në ligën ballkanike, derisa pritet të përforcohen edhe me një playmaker në ndërkohë.