Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KEVIN DURANT

Kësaj radhe triple-double

nba.com

Kësaj radhe triple-double


26 January, 2014 @12:31

Stuhia e Kevin Durantit, nuk u ndal as në ndeshjen kundër Philadelphias. Në dhjetë ndeshjet e fundit, Durant është duke shënuar të paktën 30 pikë në ndeshje, gjë që po luan rol të rëndësishëm në fitoret e Oklahomës.

Philadelphia 76ers, ishte viktima e radhës e Oklahomës, ku u mposhtën me rezultat 103-91. Durantulla shkëlqeu me 32 pikë, 14 kërcime e 10 asistime, që ishte triple-double i 5-të në karrierën e tij.

Kjo ishte fitorja e 7-të me radhë dhe e 35-ta në përgjithësi e Oklahoma City Thunderit, që gjendet në pozitën e parë të Konferencës Perëndimore.

Ndeshja e radhës e Oklahomës do të jetë kundër Atlanta Hawksit.


Video

Performanca e Kevin Durantit



 
Të gjitha lajmet nga NBA