KUPA E KOSOVËS - SHORTI
Shorti i Kupës, të enjten
16 October, 2015 @21:20
Eliminimi i Ferronikelit në tavolinë, tashmë ka shtuar shpresat te skuadrat tjera të kualifikuara në Rrethin e Dytë të Kupës së Kosovës për triumf përfundimtar.
FFK ka bërë të ditur sot se shorti për Rrethin e Dytë të Kupës do të tërhiqet të enjten në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë me fillim në ora 12:00 (mesditë).
Deri më tani, aty janë 13 skuadra pjesëmarrëse: Trepça’89, Liria, Ferizaj, Dukagjini, Hajvalia, Prishtina, Besa, Drita, Drenica, Llapi, Istogu, Gjilani dhe KEK-u.
Skuadra e fundit e Rrethit të Dytë do të përcaktohet të mërkurën, kur zhvillohet përballja Luftëtari-Vushtrria, e shtyer.