Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA DUELEVE

5 për fundjavë!

5 për fundjavë!


Shkruan: Luan Morina

16 October, 2015 @20:35

Analizë speciale e ndeshjeve kryesore të fundjavës nga ligat kryesore europiane. 

1. Monaco – Olympique Lyon

Asnjëra nga këto dy ekipe nuk ka sezon të mirë, dhe të dyja kanë shumë mungesa.

Monaco ka probleme në mbrojtje, sidomos me mungesën e Raggit, Carvalhos, dhe Coentraos. Mbrojtja edhe pa ta nuk ka qenë stabile. Kështu që Monaco duhet të përqendrohet në mesfushë për të ndërprerë sulmet e Lyonit.

E Lyoni duhet të gjej Lacazette e vjetër. Ai është duke kaluar një sezon të keq, dhe sa më herët që e gjen vetëm, aq më mirë për ekipin e Fournier.

Pres ndeshje të mirë, ndërmjet dy ekipeve të forta. Një alternativë e mirë për të nisur javën.

2. Tottenham – Liverpool

Kush nuk është duke pritur me padurim debutimin e Kloppit. ‘Normali’ do të sjell ngazëllim në ligën më të mirë në botë. A mund t’ia dal në Liverpool? Së paku do të bëj më mirë se paraardhësit e tij, përfshirë Rafan, sidomos kur jemi tek suksesi kombëtar.

Firmino, Benteke, dhe Henderson janë të lënduar. Kjo do të jetë detyra e parë për Klopp – të improvizoj me ekip të përzier. Mund ti marr kohë derisa ti nis gjërat, por edhe debutimi do të jetë interesant për ta shikuar.

E ekipi i Pocchettinos është mirë i ndërtuar, ama nuk po mund të gjej vazhdueshmërinë. Europa League po i lëndon. Dhe gjëja tjetër që po kontribuon në lëndimin e tij është Harry Kane. Është koha që t’ia nis të shënoj, ose së paku të tregohet i rrezikshëm për kundërshtarët.

3. Inter – Juventus

Kjo i duhet Interit më shumë se Juventusit. Ata duhet të dëshmojnë se janë një ekip që mund të konkurroj për Top 3. Nuk e kanë bërë këtë me ekipet më të forta, dhe kur kanë fituar ka qenë me zor, me plot fat dhe mbrojtësa. 

Mezi pres të shoh se ku do të vendoset Medel. Dhe të shoh se a do të jenë më shumë se shtatë lojtarë defanzivë në ekipin e Mancininit. Allegri di të mbrohet gjithashtu. Tekefundit është futboll italian, por, rivaliteti ndërmjet këtyre dy ekipeve është më joshës se rezultati.

Pres lojë të hapur, të bukur, të rrjedhshme nga të dyja ekipet. Pres më shumë se Juventusi se sa Interi. Sinqerisht, Allegri është trajner më i mirë se Mancini.

4. Napoli – Fiorentina

Këto janë dy ekipe krejt të ndryshme nga ato që përmendëm më lart.

Luajnë futboll sulmues. Janë në formë të mirë, dhe në dhjetë lojërat e fundit të tyre në total, me kundërshtarët tjerë kanë humbur vetëm dy pikë, dhe kanë pësuar vetëm dy gola.

Napoli ka qenë më e mirë duke mposhtur Lazion, Juventusin, dhe Milanin. Ky është ekip që ia vlen të fitoj ligën. Në anën tjetër, Viola ka shkatërruar Interin, dhe pak më herët edhe Milanin.

Kjo mund të jetë edhe prelude për finale e këtij edicioni të Europa League.

5. Villarreal – Celta

Ndeshjet e drekës në La Liga janë disi speciale. Shumica e tyre përfundojnë me rezultat befasues.

Dhe Celta ka befasuar Sevillan disa të diela më herët. Por, që kur mposhtën Barcën, tri ditë më vonë, ata kanë ngecur. E kuptoj që të nxjerrësh të tri pikët nga stadiumi i Eibarit është punë e zorshme, por Getafe është dashur të mposhtet.

Villarreal është në pozitë më të mirë. Por, mezi po ikin me rezultat minimal, 1-0. Ata dështuan të bëjnë këtë kundër Levantes. Kanë shumë lojtarë të lënduar, por kjo s’duhet të jetë arsye të mos shënojnë më shumë.

Katër ndeshjet e fundit të këtyre ekipeve në total, kundër ekipeve tjera kanë prodhuar vetëm katër gola. Prisni një ndeshje dreke të diele të mërzitshme. Por, Napoli dhe Fiorentina duhet të kompensojnë këtë menjëherë gjatë pasdites.


MEDIA

Grekët duan De Biasin

Shqipëria

Grekët duan De Biasin

16/10/15 @ 14:41

PLAYER & MANAGER OF SEPTEMBER 2015

Martial, lojtar i muajit

Premier League

Martial, lojtar i muajit

16/10/15 @ 10:32

XHIROJA X

I kthehemi Superligës

FFK Superliga

I kthehemi Superligës

16/10/15 @ 09:21

TOP EKIPET FAIR-PLAY

Liria, ekipi më Fair-Play

FFK Superliga

Liria, ekipi më Fair-Play

15/10/15 @ 12:57

MEDIA TALK

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

Premier League/Serie A/Transfere

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

30/07/23 @ 19:44

DANEZI NË OLD TRAFFORD

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

Premier League/Serie A/Transfere

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

30/07/23 @ 14:11

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23


 
Të gjitha lajmet nga Premier League