Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP EKIPET FAIR-PLAY

Liria, ekipi më Fair-Play

BOROZANI/D.S.

Liria, ekipi më Fair-Play


15 October, 2015 @12:57

Pas tetë xhirove të para të Superligës, sipas vlerësimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Liria është ekipi më Fair-Play i Superligës. 

Ekipi prizrenas ka arritur shifrën e 58.96 pikëve në tabelën e sportivitetit duke e lënë pas Hajvalinë dhe Trepçën’89. 

Ajo që zhgënjen është se dy skuadrat e Gjilanit, Drita dhe Gjilani, janë në fund të kësaj tabele, ku Drita është e parafundit me 50.85 ndërsa Gjilani i fundit me 48.55 pikë në raportin e Fair Playit pas 8 xhirove të para të elitës së futbollit. 

Në këtë tabelë skuadrat janë vlerësuar sipas kartonave, lojës pozitive, respektimit të kundërshtarit, respektimit të gjyqtarit, sjelljes dhe qëndrimit të zyrtraëve të klubeve dhe sjelljes dhe qëndrimit të spektatorëve - që bën llogarinë totale. 

 



TABELA E FAIR-PLAYit:

1 Liria 58.96 pikë
2 Hajvalia 57.88 pikë
3 Trepça'89 56.38 pikë
4 Drenica 56.35 pikë
5 Llapi 56.30 pikë
6 Prishtina 56.22 pikë
7 Ferronikeli 55.90 pikë
8 Vushtrria 55.75 pikë
9 Istogu 55.17 pikë
10 Besa 51.90 pikë
11 Drita 50.85 pikë
12 Gjilani 48.55 pikë * (të dhënat dhe vlerësimet: FFK)

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga