Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDOS KOMESARI

Ferronikeli, eliminohet nga Kupa, në tavolinë!

BOROZANI/D.S.

Ferronikeli, eliminohet nga Kupa, në tavolinë!


16 October, 2015 @20:57

Skuadra kampione e Superligës, e vetmja në Kosovën e pasluftës që po fiton dy herë me radhë Kupën e Kosovës, nuk do të mund të luftojë për ta fituar atë për të tretën herë me radhë. 

Ferronikeli kishte mposhtur në Rrethin e Parë të Kupës së Kosovës KEK-un pas penalltive, 3-2, pasi që ndeshja gjatë 120 minutave kishte përfunduar 1-1. 

RAPORTI I NDESHJES

Mirëpo, pas ankesës së KEK-ut se futbollisti Ibrahim Peci nuk ka të drejtë loje për shkak të kartonave, Komesari i Garave Ismet Ahmeti ka regjistruar ndeshjen 3-0 në të mirë të KEK-ut, që automatikisht ka eliminuar fituesin aktual të Kupës dhe ka çuar përpara ‘elektricistët’. 



FAKTE:

Peci ka qenë i ndëshkuar me dy kartonë të verdhë në përballjet e vjetshme të Kupës. Të parën e kishte marrë në ndeshjen Trepça-Trepça'89 (10 mars 2015, Rrethi i Dytë i Kupës së Kosovës 2014/15) dhe të dytën në finale Ferronikeli-Trepça'89 (14 qershor 2015, Finalja e Kupës së Kosovës 2014/15). Peci, këtë stinor u transferua nga Trepça'89 te Ferronikeli. RREGULLORJA: Lojtari që ndëshkohet me vërejtjen e dytë publike në ndeshjen e fundit që ekipi i tij e zhvillon në Kupë, e vuan dënimin në ndeshjen e ardhshme të garave të Kupës së Kosovës në futboll (në edicionin e ardhshëm). Neni 16; Paragrafi 2.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga