Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIGAL PRISHTINA

Dahlman shkëlqen, Prishtina mposhtet

BOROZANI/Erdis Driza

Dahlman shkëlqen, Prishtina mposhtet


29 January, 2014 @17:43

Në anën tjetër, Sigal Prishtinës i mungonte dëshira për fitore, pas humbjes së thellë në çerekun e parë, gjë që ndikoi shumë edhe në lojën e tyre. 

Sidoqoftë fitorja e Balkanit me 8 pikë epërsi nuk do t’i vendos ata përpara në fund të stinorit në rast të pikëve të barabarta, kjo pasi që Sigal Prishtina i kishte mposhtur me 18 pikë epërsi në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve. 

Balkan i Botevgradit ka nisur shumë mirë takimin, duke shënuar dyfish më shumë pikë se Sigal Prishtina në çerekun e parë, 26-13. 

Më pas Sigal Prishtina përkundër se mblodhi veten, epërsia në fund të pjesës së parë e bullgarëve ishte pothuajse e njejtë, 40-28. 

Nisja e pjesës së dytë gjithashtu pa një Prishtinë të zbehtë, ku Balkan ngrit epërsinë edhe më në fund të saj, 65-50.

Në fund përkundër se në disa raste Sigal Prishtina dha shpresa duke e ulur epërsinë e kundërshtarëve në gjashtë pikë, në fund përsëri u dorëzuan për të humbur ndeshjen me 8 pikë epërsi, 3 më shumë sesa që i kishin mposhtur në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve. 

Amerikani Noel Dahlman ka qenë fantastik sonte për skuadrën bullgare, ai ka luajtur me double-double prej 23 pikëve dhe 17 kërcimeve dhe ka qenë shtytësi kryesor i lojës së Balkanit. 

Veç tij është dalluar edhe Svetislav Marinov me 18 pikë e 11 asistime, një double-double tjetër ky te skuadra bullgare. 

Te prishtinasit K’Zell Wesson ka shënuar double double prej 18 pikëve dhe 11 kërcimeve, derisa Kendrick Jones ka qenë më efikasi me 19 pikë, në ndeshjen ku Dardan Berisha shënoi 18 të tjera. 

Me këtë humbje Sigal Prishtina gjindet tash në pozitën e katërt me 16 pikë të tubuara, tre më shumë se Balkani që gjindet i parafundit në tabelë. 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League