DRITA
Maxtion përforcon Dritën
31 January, 2014 @16:38
Amerikani 27 vjeçar, Darron Maxtion, është përforcimi më i ri i skuadrës së Dritës.
Ekipi gjilanas, i cili po shpreson të siguroj një vend në playoff, në vazhdim të stinorit do të ndihmohet edhe nga amerikani Maxtion që ka arritur mbrëmë në Kosovë.
Maxtion me transferimin e tij në Kosovë, do të përjetojë aventurën e parë basketbollistike jashtë shtetit të SHBA-së. Basketbollisti i pozitës 2 dhe 3 ka luajtur në ligën UBA të SHBA-së me skuadra të ndryshme si Atlanta Legends dhe Tennessee Dragons.
Drita gjatë gjysmëstinorit të parë u tregua një skuadër jo edhe aq stabile sa i përket përforcimeve të huaja, pasi që nga skuadra u larguan dhe u transferuan një numër i madh i lojtarëve të huaj.
Gjilanasit për momentin gjenden në pozitën e pestë në tabelë duke pasur vetëm një fitore më pak (6) se Trepça dhe Bashkimi që i ndajnë pozitat tre dhe katër.
Të dhënat mbi lojtarin e ri të Dritës, Darron Maxtion
Viti i lindjes: | 1987 | ||
Pozita: | 2 dhe 3 | ||
Gjatësia: | 196 cm | ||
Nënshtetësia : | amerikane | ||
Skuadrat e mëparshme: | Atalanta Legends (SHBA), Tennessee Dragons (SHBA), Carson-Newman (SHBA) |