EKSKLUZIVE
Teleboysat me dhjetë transfera
1 February, 2014 @17:04
Skuadra nga e cila u larguan shumica e basketbollistëve, RTV 21, u ‘ringjallë’ në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Teleboysat brenda ditës u përforcuan me hiq më pak se dhjetë basketbollistë.
Gjashtë vendorë dhe katër të huaj
Mustafë Merovci, Besnik Podvorica, Driton Bajrami dhe Drin Kurtolli nga Kastrioti, Albatrit Berisha nga Bashkimi dhe Leonard Mekaj (huazim) nga Sigal Prishtina janë përforcimet vendore të ekipit nga kryeqyteti, derisa krahas tyre ekipit do t’i bashkohen edhe katër basketbollistë të huaj, Jenirro Lamar Bush, Horace Blue, Pickens Steven Earl dhe Timpson Tyrell Eugene.
RTV 21 përjetoi një krizë të madhe pas përfundimit të stinorit vjeshtor, pasi që nga skuadra u larguan basketbollistët si Urim Zenelaj, Erris Nushi, Elvan Iljazi dhe basketbollistët e tjerë të huaj, derisa nga ekipi u largua edhe kryetrajneri Arben Krasniqi, për t’ia lënë detyrën e tij ish trajnerit të Kolegjit Universi, Dritëro Sefaja.