PRIZREN
Hysenagolli te Bashkimi
30 January, 2014 @22:42
Qendra shqiptare Endrit Hysenagolli është përforcimi më i ri i Bashkimit. Drejtuesit e klubit të portokalltë nga Prizreni kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me basketbollistin shqiptar, i cili pritet të arrijë në Prizren në nismë të javës tjetër.
Hysenagolli i cili stinorin ia nisi te Peja kampione kur erdhi nga Kamza kampione e Shqipërisë gjatë vjeshtës përveç disa paraqitjeve kaloi një numër të ndeshjeve në bankë rezervë si i lënduar.
Me tu kthyer nga lëndimi ai nuk gjeti vend te Peja nga e cila u largua në këtë afat dhe arriti marrëveshje me ekipin prizrenas që e kërkonte edhe në fillim të stinorit.
Hysenagolli është përforcimi i tretë i prizrenasve pas Ujkan Karanezit dhe Rickey Young.