DURANT SHOW
Rrufeja godet Miamin
30 January, 2014 @12:37
Gjërat nuk startuan mirë për Oklahomën, ku në gjashtë minutat e para, rezultati ishte 22-4 në favor të Miamit. Derbi dukej se nuk do të kishte.
Por, këndelljen e skuadrës mysafire, e bëri lojtari i cili është në TOP formë, Kevin Durant.
Durantulla, në ndeshjet e fundit, pothuajse është në gjendje që të shënojë nga çdo pozitë, edhe kësaj radhe ai ia solli fitoren skuadrës duke e mposhtur kampionin aktual Miami Heatin, me rezultat 112-95.
K.D, shkëlqeu me 33 pikë, 7 kërcime e 5 asistime, ku u ndihmua edhe nga Sergie Ibaka me 22 sosh e 8 kërcime.
Ndërsa në anën tjetër, edhe LeBron Jamesi, luajti me 34 pikë, 3 kërcime e 3 asistime, por ai mbeti nën shkëlqimin e Durantullës.
Kjo ishte ndeshje e 12-të me radhë e Kevin Durantit, i cili po shënon të paktën 30 pikë, gjë që tregon se në çfarë forme është, duke luajtur rolin kryesor në fitoret e Oklahomës.
OKC e regjistroi fitoren e nëntë me radhë dhe të 37 në përgjithësi, të cilët kanë 10 humbje dhe gjenden në pozitën e parë në Konferencën Perëndimore.
Video
dueli ndërmjet Durantit dhe Jamesit