PEJA
Peja pushton Sofjen, mposht liderin
5 February, 2014 @18:01
Peja është kthyer me fitore nga njëra prej udhëtimeve më të vështira në Balkan League. Skuadra kosovare e mposhti ekipin bullgar Levski Sofia, i cili deri para kësaj ndeshjeje ishte lider i Balkan League.
Verdhezinjtë e filluan mirë ndeshjen, duke krijuar epërsi 0-4 në fillim me pikët e Gerti Shimës dhe të Teo Simovicit, derisa edhe 05:11 minuta pa mbaruar çereku i parë, krijuan epërsi prej 11 pikëve, 2-13. Në fund çereku i parë përfundoi me epërsi 10 pikëshe të pejanëve, 13-23.
Në çerekun e dytë djelmoshat e trajnerit Daniel Lutz vazhduan të luajnë me tempo të njëjtë, duke e mbajtur epërsinë kryesisht në pikë dyshifrore, megjithëse kjo epërsi u zvogëlua në shtatë pikë në fund të pjesës së parë.
Në çerekun e tretë epërsia e Pejës arriti deri në 19 pikë me trepikëshin e Samir Shaptahovicit, duke krijuar kështu epërsinë më të thellë në ndeshje.
Pejanët në periudhën e fundit të takimit hynë me rezultat 52-65 në të mirë të tyre.
Në mesin e çerekut të katërt fitorja e sigurtë e Pejës filloi të vihej në dyshim pas gabimeve të shumta të basketbollistëve pejanë, por këtë nuk arritën ta shfrytëzojnë bullgarët dhe kështu nën udhëheqjen e Samir Shaptahovicit dhe Fred Houseit të pandalshëm Peja shënoi fitore me rezultat 69-81.
Me këtë fitore, Peja arriti t’i revanshohet humbjes në ndeshjen e parë ndaj Levskit, kur ishte mposhtur me rezultat 78-86 në Karagaç, ndërkohë që kjo ishte fitorja e parë si mysafire.
Tabela aktuale dhe rezultatet.
Statistikat ekipore
Levski | Peja | ||
Çereku i parë | 13 | 23 | |
Çereku i dytë | 21 | 18 | |
Çereku i tretë | 18 | 24 | |
Çereku i katërt | 17 | 16 | |
Kërcime në mbrojtje | 15 | 21 | |
Kërcime në sulm | 11 | 14 | |
Gjithsej kërcime | 26 | 35 | |
Asistime | 12 | 15 | |
Topa të vjedhur | 12 | 12 | |
Topa të humbur | 20 | 18 | |
Tentime për tre pikë | 5/18 | 5/16 | |
Tentime për dy pikë | 17/32 | 27/46 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 20/30 | 12/18 |
Statistikat individuale te Levski
1 | Djordje Micic | 15 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
2 | Jumaine Jones | 12 pikë | 11 kërcime | 3 topa të vjedhur |
3 | Hristo Zahariev | 12 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
4 | Nikolai Varbanov | 8 pikë | 5 kërcime | |
5 | Michael Wilkinson | 8 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
6 | Lionel Chalmers | 6 pikë | 2 asistime | 2 topa të vjedhur |
7 | Ventsislav Petkov | 6 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
8 | Pavel Ivanov | 2 pikë | 1 kërcim |
Statistikat individuale te Peja
1 | Samir Shaptahovic | 22 pikë | 6 asistime | 3 kërcime |
2 | Fred House | 18 pikë | 8 kërcime | 4 asistime |
3 | Gerti Shima | 13 pikë | 6 kërcime | 1 bllokadë |
4 | Teo Simovic | 13 pikë | 6 kërcime | |
5 | Mario Edwards | 8 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
6 | George Odufuwa | 5 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
7 | Drilon Hajrizi | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |