TOP 10 PLAYERS
Samiri i dyti, Dardani i katërti
6 February, 2014 @13:42
Fundori i Pejës, Samir Shaptahovic, ka arritur që të dalë në vendin e dytë të performuesve të javës në Balkan League, pas fitores së parë të verdhezinjëve jashtë Karagaçit.
Shaptahovic 32 vjeç ka pasur paraqitje të mrekullueshme në fitoren e Pejës ndaj Levskit në Sofje, që i ngriti ata në vendin e pestë të tabelës së ligës ballkanike.
Ai ka shënuar 22 pikë, 3 kërcime dhe 6 asistime në fitoren e Pejës, derisa përveç tij edhe Fred House ka arritur të futet në TOP 10, me 18 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime.
Nga kosovarët tjerë, ka arritur të futet edhe Dardan Berisha, që shkëlqeu në fitoren e Sigal Prishtinës ndaj kampionit, Galil Gilboa, me 33 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime, para K’Zell Wessonit, bashkëlojtarit të tij, që luajti me double-double prej 10 pikëve dhe 14 kërcimeve.
Lojtari më i mirë i javës është përzgjedhur veterani i Teodos, Savo Djikanovic, që ka shkëlqyer me 38 vjetët e tij ndaj Craiovas rumune me 23 pikë e 10 kërcime.
Peja dhe Sigal Prishtina kanë arritur fitore të mëdha mbrëmë në kuadër të ligës ballkanike, pasi që skuadrat kosovare kanë mposhtur finalistët e edicionit të kaluar të BIBL.
Sigal Prishtina udhëheq tabelën e BIBL, derisa Peja është e pesta.
TOP 10 performancat e javës në Balkan League:
1. Savo Djikanovic | Teodo | ||
2. Samir Shaptahovic | Peja | ||
3. Nikola Vucurovic | Teodo | ||
4. Dardan Berisha | Sigal Prishtina | ||
5. K'Zell Wesson | Sigal Prishtina | ||
6. Jumaine Jones | Levski Sofia | ||
7. Nikola Korac | Teodo | ||
8. Frederick House | Peja | ||
9. Manuel Johnson | Teodo | ||
10. Travis Bureau | Craiova | *Burimi (Eurobasket) |