LIROJNË KAÇANIKUN
Largohet Kaçaniku
25 December, 2015 @13:40
Yll Kaçaniku, basketbollisti prishtinas me përvojë të madhe nga elita e basketbollit turk është larguar nga skuadra e Sigal Prishtinës, ka bërë të ditur sot vetë ekipi bardhekaltër.
“Me marrëveshje të dyanshme është larguar nga ekipi në drejtim të Turqisë, basketbollisti ynë Yll Kaçaniku,” ka shkruar njoftimi i botuar nga ekipi pak më parë.
Kaçaniku ka pasur mesatare prej 8.3 pikëve, 3.3 kërcimeve dhe 2.7 asistimeve për ndeshje në Superligë me ekipin prishtinas.
Lojtari në fjalë është i larguari i radhës nga ekipi kampion këtë stinor, pas Gjorgi Cekovskit, Khalid El Aminit dhe trajnerit Marjan Ilievski.