NDAHEN
Gëzim Morina, disa sekonda pasi që fitoi Kupën e Kosovës me Sigal Prishtinën/ BOROZANI/ D.S.
Largohet Morina
17 February, 2016 @20:04
Gëzim Morina, basketbollisti që la elitën sllovene për Sigal Prishtinën ka ndërprerë me marrëveshje kontratën me ekipin në fjalë.
Njoftimin e ka zyrtarizuar vetë ekipi i Prishtinës ndërsa lojtari në fjalë së fundi ndihmoi në fitoren e Kupës së Kosovës për bardhekaltërit.
Morina pritet të vazhdojë karrierën në kampionatin slloven, ndërsa Sigal Prishtina e ka falenderuar për kontributin e dhënë duke e cekur edhe paraqiten e tij në debutimin e ekipit në FIBA Europe Cup.