Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RENOVIMI I RADHËS TE PEJA

Larry Thomas — vazhdon me ekipin kampion

Larry Thomas — vazhdon me ekipin kampion


24 June, 2023 @21:33

Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të Pejës në stinorin e kaluar, ku verdhezinjtë rikthyen titullin kampion në qytet pas një dekade — Larry Thomas, është lojtari i radhës që ka prezantuar Peja. Ky, si vazhdim kontrate për lojërat e treguara në stinorin e kaluar - mbetet te KB Peja.

Thomas ka qenë i dalluar me saktësinë e tij nga gjuajtjet për tri pikë, por edhe me depërtime në rrugëtimin e shiponjave të Karagaçit drejt trofeut të shumëpritur aty, ndërsa KB Peja ka shkruar se nuk ka nevojë për prezantim shtesë për lojtarin në fjalë.

Larry Thomas

“Kampioni vazhdon rrugëtimin me Kampionët. Nuk ka nevojë prezantim për Larry Thomas, të gjithë e dijmë kush është Larry dhe çka zhvillon Larry në fushë.” — ka shkruar njoftimi i KB Peja.

Përndryshe Thomas që në tetor mbush të 30-tat me 188-centimetrat e tij ka pasur mesatarisht 25-minuta lojë për Pejën në Superligë, ndërsa 4.5 asistime për ndeshje dhe 4.3 kërcime. I njëjti, ka luajtur me 42.9% saktësi për tri pikë, duke shënuar 33 treshe nga 77 tentime gjatë stinorit 2022/23.

Pos titullit kampion të fituar në Superligë, Peja stinorin e ka mbyllur edhe si nënkampione e BIBL.◼️


 
Të gjitha lajmet nga