PEJA - SIGAL PRISHTINA
Lawrence dhe Esho çojnë Prishtinën drejt fitores në Pejë
7 October, 2017 @17:35
Dyshja e huaj e Sigal Prishtinës, Andrew Lawrence dhe Maxim Esho, kanë qenë lojtarët kryesorë në Karagaç sot, që kanë bërë dallimin në përballjen ndërmjet Pejës dhe Prishtinës, në fitoren e bardhekaltërve mysafir, 64-84.
Përkundër se në gjendje të rëndë financiare, Peja i ka bërë ballë mjaft Prishtinës gjatë ndeshjes me forcat aktuale vendore që i ka në ekip, derisa Prishtina me avantazhin e arritur në fillim të takimit nuk e ka vënë asnjëherë në pikëpyetje fituesin e ndeshjes, ashtu siç pritej.
ÇEREKËT
Çereku i parë përfundoi 9-16 në të mirë të Prishtinës, për tu zgjeruar epërsia në fund të pjesës së parë, 27-41.
Në çerekun e tretë u shënua rezultati 15-20, derisa në atë të fundit u përcaktua rezultati përfundimtar i ndeshjes, 64-84.
TË DALLUARIT
Ndër më të dalluarit te Peja kanë qenë: Arti Hajdari me 17 pikë të shënuara e 3 asistime, Leonard Mekaj me 13 pikë e 8 asistime si dhe Beq Kovaçi me 14 pikë e 9 kërcime të regjistruara.
Te Sigal Prishtina, dyshja e huaj, Lawrence dhe Esho kanë shënuar bashkë 43 pikë. Lawrence ka përfunduar ndeshjen me double-double prej 21 pikëve dhe 11 asistimeve, ndërsa Esho, 22 pikë e 11 kërcime. Nga forcat vendore të bardhekaltërve, më efikasi ka qenë i riu, Muhamedali Janjeva, që ka shënuar 10 pikë.
DUELET E RADHËS
Kjo ka qenë humbja e parë e Pejës këtë stinor, pas fitores ndaj Trepçës në xhiron e parë, ndërsa Sigal Prishtina ka vazhduar me fitore edhe në ndeshjen e dytë të rëndësishme të stinorit, pas fitores në derbi ndaj Bashkimit në xhiron e parë.
Në xhiron që vjen të dyja skuadrat luajnë derbit lokale, Peja luan si mysafire e Boreas, ndërsa Sigal Prishtina pret Kerasan Prishtinën.