PREJ INFORMATORIT NR 1
Vetëm një gjobë në xhiron e parë
7 October, 2017 @15:42
Komesari i Garave të FBK-së ka regjistruar ndeshjet e xhiros së parë të Superligës sipas rezultateve të arritura në fushë, ndërsa nga raportet e mbledhura ka gjobitur vetëm trajnerin e KB Boreas, Hekuran Husaj, për shkak të një gabimi teknik.
Husaj është gjobitur me 75 euro për gabimin e tij.
Sa i përket shikuesve, më së shumti janë raportuar në derbin ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, 400. Dueli Borea - Rahoveci kishte mbledhur 300 shikues, ndërsa Kerasan Prishtina - Golden Eagle Ylli 200 e Trepça - Peja, 100.