HISTORIKE
LeBron James kalon Michael Jordanin
7 March, 2019 @9:31
Më në fund u realizua! LeBron Jamesi duke shënuar 31 pikë kundër Denver Nuggetsit, e kaloi legjenden Michael Jordan në listën e koshashënuesve më të mirë në histori të NBA-së, për t’u vendosur në pozitën e katërt.
Jamesi tani në total i ka 32 mijë e 311 pikë të shënuara, derisa në pozitën e tretë është Kobe Bryant me 33 mijë e 643 pikë.
King James në lidhje me këtë moment historik ka thënë:
“Për një fëmijë nga Akron Ohio, është dashur një inspirim. Inspirim për mua ishte Michael Jordan. Kam shikuar nga largësia, dëshirova të bëhem si M.J, të gjuaj “fade away” si ai, ta nxjerr gjuhën sikur ai, të bëj ngulitje sikur ai, prandaj jam shumë i lumtur.” - kështu e tregon Jamesi respektin e tij ndaj Jordanit.
Nese vazhdon me performanca të tilla, James pritet të ngritet edhe më teper në listën e koshashënuesve, e cila në maje gjendet legjenda Kareem Abdul Jabbar me 38 mijë e 387 pikë.