GJILANIT RASTET, PIKËT NDAHEN!
Pas humbjeve, barazojnë!
9 November, 2024 @19:16
Nuk ka pasur fitues në duelin e sotëm mes Gjilanit dhe Suharekës të luajtur në stadiumin me bar sintetik të Gjilanit, derisa mysafirët ishin të parët që morën avantazhin e vendasit i shpëtoi qendërsulmuesi me një lëvizje të bukur e edhe gol!
Gjilani nisi më mirë ndeshjen, por një gabim në mbrojtje e Jamal Aragos bëri që Nikola Stijepovic të realizojë për mysafirët! Sidoqoftë, Gjilani u rikthye shpejt, pas një veprimi individual briliant të sulmuesit Jarovic për të barazuar rezultatin!
Në pjesë të dytë një gjuajtje e lirë nga Endrit Krasniqi u mbrojt nga Kenan Haxhihamza në portë, ndërsa Gjilani mund të thuhet se nuk shfrytëzoi mundësinë për fitore, kur së pari Robert Rrahmani (57’) ishte në pozitë për të shënuar e më pas edhe Edi Basa (66’) që i vetëm para portierit qëlloi shtyllën!
Kjo çoi në barazimin përfundimtar: Gjilani - Suhareka [Senad Jarovic 36’ - Nikola Stijepovic 31’] ndërsa ekipet ndanë pikët, për të shkuar në pushim 10 ditor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Gjilani është i teti momentalisht me 14 pikë nga 12 ndeshje, pasi që sot regjistroi barazimin e pestë kampional, ndërsa Suhareka është e pesta në tabelë me 18 pikë, pas barazimit të tretë të tyre këtë stinor.