TE PEJA
Lekndreaj merr pasaportën, hap rrugën për transfere
21 December, 2021 @19:05
Peja duket se nuk është ndalur aspak në luftë për tituj këtë stinor dhe në krye me trajnerin Semsettin Bas është duke shikuar mundësitë për të bërë ende përforcime të huaja.
Kjo, pasi që sot klubi ka bërë të ditur zyrtarisht se Daniel Lekndreaj që është reprezentues i Shqipërisë, ka marrë nënshtetëshinë kosovare, gjë që e liron një vend për një lojtar të huaj në klub!
KB Peja ka falenderuar stafin e saj që kreu punë në këtë drejtim, ndërsa tash e tutje basketbollisti shkodran do të llogaritet si lojtar vendor si në Superligë ashtu edhe në Ligën Unike.
Përndryshe, Peja ka mbyllur pjesën vjeshtore në Superligë me bilans 9-5, derisa kryesuesja Trepça ka bilans 10-4. Në Ligën Unike shqiponjat verdhezi përfunduan në vend të dytë pjesën vjeshtore të stinorit me bilans 5-2, ku lider është Ylli me bilans 6-1.