LIGA UNIKE
Lëndohet Dardan Berisha
13 April, 2021 @16:37
Basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha, ka pësuar një lëndim në çerekun e dytë të ndeshjes përballë Rahovecit që po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Ligës Unike në Durrës.
Berisha e lëndoi nyjen e këmbës së djathtë pas një depërtimi të tij dhe si rrjedhojë u detyrua të largohet nga loja në dy minutëshin e parë të çerekut të dytë.
Se sa është serioz lëndimi i Berishës pritet të mësohet në ndërkohë.