Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇI

Levski befason Pejën

Foto: KB Peja/ Korniza

Levski befason Pejën


2 February, 2016 @20:52

Peja nuk e ka filluar mirë fazën e dytë të Ligës Ballkanike.

Ekipi i trajnerit Branimir Pavic është mposhtur në shtëpi nga skuadra nga Sofia, Levski.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte kryesisht e barabartë, ku herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsi, ndërsa me të filluar çereku i tretë, mysafirët filluan ta kontrollojnë lojën. 

Levski gjatë kësaj periudhe krijoi epërsi deri në 14 pikë, kyse në dhjetëminutëshin e fundit hyri me rezultat 57-69.

Me të filluar periudha e katërt, Peja krijoi seri prej 9-0, për ta ngushtuar disavantazhin deri në -1 pikë, por kjo ishte e tëra që pejanët arritën ta bëjnë, pasi që bullgarët arritën ta ruajnë avantazhin deri në përfundim të takimit, duke triumfuar me rezultat 78-86.

Për Pejën në këtë ndeshje më i miri ishte Drilon Hajrizi që shënoi 24 pikë, kurse te Levski u dallua Aleks Simeonov me 21 pikë.

TABELA AKTUALE E FAZËS SË DYTË

Kjo është humbja e parë e Pejës përballë Levskit, pasi që në dy ndeshjet e mëparshme kundër rivalit bullgar, pejanët ishin ndarë nga palestra kokëlartë.

Kështu, me këtë humbje, edhe seria prej 20 fitoreve rresht e Pejës nga të gjitha kompeticionet morri fund.



Statistikat ekipore

Peja Levski
Çereku i parë 18 17
Çereku i dytë 22 24
Çereku i tretë 17 28
Çereku i katërt 22 16
Kërcime 34 40
Asistime 17 22
Bllokada 3 7
Topa të vjedhur 4 5
Topa të humbur 7 10
Tentime për tre pikë 9/28 11/34
Tentime nga loja 30/75 31/69
Tentime nga gjuajtjet e lira 10/12 12/16


Statistikat individuale te Peja

1 Drilon Hajrizi 24 pikë 6 kërcime 5 asistime
2 Kevin Burwell 15 pikë 4 asistime 3 kërcime
3 Ronald Davis 14 pikë 7 kërcime 1 asistim
4 Nenad Delic 11 pikë 5 kërcime 5 asistime
5 Nicholas Covington 8 pikë 3 kërcime 1 asistim
6 Samir Zekiqi 3 pikë 2 kërcime 1 asistim
7 Rron Grapci 2 pikë 2 kërcime -
8 Fisnik Rugova 2 pikë 1 kërcim 1 top të vjedhur


Statistikat individuale te Levski

1 Aleks Simeonov 21 pikë 10 kërcime 6 asistime
2 Evgeni Hadzhirusev 14 pikë 6 asistime 5 kërcime
3 Yordan Minchev 12 pikë 7 kërcime 2 asistime
4 Stanislav Slaveykov 12 pikë 4 asistime 3 kërcime
5 Krum Doychinov 11 pikë 5 kërcime 2 asistime
6 Ventsislav Petkov 7 pikë 2 kërcime -
7 Angel Peychinov 6 pikë 1 kërcim 1 asistim
8 Ivko Ivkov 2 pikë 1 asistim -

 
Të gjitha lajmet nga