JAMIR HANNER
Lojtari i Bashkimit, nënshkruan me Bosna Royal
18 December, 2017 @21:46
Njëri ndër basketbollistët më të dalluar te Bashkimi përgjatë stinorit vjeshtor të Superligës, Jamir Hanner, është anëtar i ri i ekipit elit të Bosnjë e Hercegovinës, Bosna-Royal.
Hanner 26 vjeç javën e kaluar u largua nga ekipi prizrenas dhe shpejt ka arritur të gjejë angazhman të ri. Ai do të jetë pjesë e ekipit nga kryeqyteti i Bosnjës, Sarajeva.
Në 6 ndeshjet e zhvilluara në Superligën e Kosovës, Hanner ka pasur mesatare prej 20.2 pikëve për ndeshje, 13.8 kërcimeve për ndeshje, 2.2 asistimeve për ndeshje dhe 2.5 bllokada për ndeshje.
Hanner tre herë ka qenë lojtari më i mirë i TOP 10 të Superligës së Kosovës sipas eurobasket.com, ndërsa në BIBL ka pasur mesatare prej 12.6 pikëve për ndeshje dhe 9.2 kërcimeve.
Bosna-Royal aktualisht është e katërta në ligën e parë të këtij vendi me bilanc 6-2, ndërsa lider është Zrinjski me bilanc 7-1.