Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: LUKSEMBURGU - SLLOVAKIA

Luksemburgu befason Sllovakinë, hapet mundësia për Kosovën

Foto: FIBA

Luksemburgu befason Sllovakinë, hapet mundësia për Kosovën


28 November, 2020 @21:23

Sllovakia ka pësuar humbje befasuese sonte nga Luksemburgu në Grupin B parakualifikues për Botërorin 2023.

Me humbjen 77-73 Sllovakia ka tash bilans të njëjtë si Kosova, 2-2, që ngrit gjasat e Kosovës për të shpresuar në kualifikim, pasi që në dy përballjet e fundit Kosova luan pikërisht ndaj Sllovakisë e Luksemburgut (në shkurt 2021).

Përndryshe, Luksemburgu deri tash s’kishte asnjë fitore në grup dhe me këtë ka arritur që të shënojë fitoren e parë, sa për t’i prishë punë sllovakëve.

Më efikasi në fitoren e Luksemburgut ka qenë Thomas Grun me 17 pikë, 3 kërcime e 1 asistim, ndërsa më i dalluari Alex Laurent me 13 pikë, 9 kërcime e 2 asistime, duke kryer ndeshjen me indeks efiçence, 18.

Te sllovakët, 22 pikët e Mario Ihringut dhe 20 të tjera të Vladimir Brodzianskyt, nuk mjaftuan.

TABELA AKTUALE:

1. Islanda 3-1
2. Sllovakia 2-2
3. Kosova 2-2
4. Luksemburgu 1-3.

Kosova të dyja ndeshjet e muajit shkurt i ka të parapara t’i luajë si vendas dhe nëse premtojnë kushtet me COVID-19, terreni vendas do të ishte jashtëzakonisht ndihmesë për dardanët për përballjet si në vijim:

18 SHKURT 2021: Kosova - Luksemburgu
20 SHKURT 2021: Kosova - Sllovakia


 
Të gjitha lajmet nga