SUPERLIGA
Maratona i takon Trepçës
10 April, 2014 @17:15
Ndeshjes së xhiros XXI në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Besës, nuk i mjaftuan 40 minuta lojë.
Dueli i dy skuadrave që po luftojnë për të siguruar një vend në Play Off, e mësoi fituesin pas dy vazhdimeve pesë minutëshe.
Pjesa e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 75-75, ndërsa pas vazhdimit të parë rezultati përsëri mbeti i baraspeshuar, 87-87, për të vazhduar loja me vazhdimin e dytë pesë minutësh.
Forca e Besës filloi të shuhej, kur në vazhdimin e dytë të ndeshjes skuadra pejane mbeti pa lojtarin kryesor, amerikanin Nakiea Miller, dhe trajnerin e saj, Fabian Gjuka, të cilët u përjashtuan nga loja.
Të gjitha këto telashe te skuadra e Besës, ia lehtësuan tejmase punën e Trepçës e cila e regjistroi fitoren e 11-të, duke triumfuar me rezultat 104-88.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore:
Trepça | Besa | ||
Çereku i parë | 25 | 24 | |
Çereku i dytë | 17 | 26 | |
Çereku i tretë | 25 | 14 | |
Çereku i katërt | 8 | 11 | |
Vazhdimi 1 | 12 | 12 | |
Vazhdimi 2 | 17 | 1 | |
Kërcime | 71 | 40 | |
Asistime | 17 | 5 | |
Bllokada | - | - | |
Topa të vjedhur | 3 | 2 | |
Topa të humbur | 5 | 10 | |
Tentime për tre pikë | 10/25 | 9/25 | |
Tentime për dy pikë | 23/70 | 20/53 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 28/37 | 21/36 |
Statistikat individuale te Trepça:
1 | Alvaro Calvo | 34 pikë | 12 kërcime | 2 asistime |
2 | Besnik Azemi | 21 pikë | 21 kërcime | 1 asistim |
3 | Hekuran Binxhija | 17 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
4 | Imer Tahiri | 16 pikë | 11 kërcime | 1 asistim |
5 | Arian Tahiri | 7 pikë | 9 asistime | 8 kërcime |
6 | Fikret Handzic | 7 pikë | 11 kërcime | |
7 | Samir Zekiqi | 2 pikë | 4 kërcime |
Statistikat individuale te Besa:
1 | Arti Hajdari | 27 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
2 | Nakiea Miller | 25 pikë | 9 kërcime | |
3 | Arian Qallaku | 18 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
4 | Beqë Kovaqi | 8 pikë | 7 kërcime | |
5 | Altin Morina | 7 pikë | 6 kërcime | |
6 | Blend Matoshi | 3 pikë |